Sport

Bardhi nënshkroi për Levanten deri më 2020-ën: Më pëlqen kampionati spanjoll

bardhi

Enis Bardhi nënshkroi për Levanten. Ai është përforcimi i tretë i kësaj skuadre.  Mesfushori shqiptar i Maqedonisë të hënën në një klinikë të qytetit i kaloi testimet mjekësore dhe më pas nënshkroi kontratën e tij të re që e lidh me Levante për tre vite me mundësi vazhdimi dhe dy të tjera. Klubi Granota do ti paguaj 1.5 milionë euro Újpestit hungarez. Mesfushori 22 vjeçar bën hap të madh me kalimin në kampionatin spanjoll, pas paraqitjeve brilante në Euro 21. Pas nënshkrimit me Levante, Bardhi shpjegoi se është shumë i lumtur me marrëveshjen e re. “Kampionati spanjoll më pëlqen dhe për mua do të jetë një mundësi e mirë. Mendoj se unë do të mund përshtaten në futbollin spanjoll”, tha ai./lajm

To Top