Enis Bardhi ka folur në prag të sfidës me Gjibraltarin, në kuadrin e ndeshjes së parë në Ligën e Kombeve. Mesfsushori 23-vjecar i Levantes ka deklaruar se nuk do ta nëncmojnë kundershtarin dhe se në terren do të luajnë për tre pikë.

“Të gjithë në reprezentacion vijmë me një qëllim-të gjithë jemi një dhe duhet të mendojmë që të funksionojmë si një. Askush se ka të garantuar vendin, të gjithë luftojmë që të fitojmë besimin e seleksionuesit. Në sport nuk ka më keq sesa nëncmimi. Me besoni,  ne nuk do të biem në atë grackë. Mendojmë vetëm për qëllimin tonë, dhe jo për kundërshtarët. Kështu, Gjibraltari do të ketë trajtim të merituar, ndërsa në terren do të luajmë që ti fitojmë”, tha Bardhi për “gol.mk”, i cili deri tani ka 13 paraqitje dhe një gol të shënuar.

Loading...