Sport

Bardhi për Lajm rrëfen për eliminimin nga kupa, ndeshjen me Celtën dhe sa është vështirë të luash në La Liga

Enis-Bardhi-LajmTV-1000x600

Skuadra e Enis Bardhit, Levante, është eliminuar nga Espanyoli në kuadrin e 1/8-së së finalës së kupës së Spanjës. Futbollisti shqiptar në një intervistë speciale për Lajm thotë se e kanë lënë anash mënjanimin nga kupa dhe janë përqendruar në ndeshjen e së dielës (ora 12:00) kundër Celtës, e vlefshme për javën e 19-të në La Liga. .

“Po ishte ndeshje e vështirë. Gjithmonë kur ruan rezultatin është kështu. Golat I pranuam në fillim, shumë shpejtë, dhe kjo bëri që të ndryshoj rrjedha e lojës. Tash jemi të koncentruar më shumë në Ligë. Duhet t’I fitojmë ndeshjet në kampionat, pasi këtu e kemi më me rëndësi”, thotë në fillim të bisedës Bardhi.

Levante të dielën pret Celtën.
“Është ndeshje shumë e zorshme, mirëpo duhet të japim gjithcka nga vetja që të shënojmë fitore. Në La Liga nuk dihet deri në ndeshjen e fundit”, thotë futbollisti shqiptar.

I pyetur se sa është vështirë të luash në La Liga, Bardhi thotë:
“Është ligë shumë e fortë, ku luhet me intensitet të lartë. Unë jam i ri dhe mundem të përparoj shumë. Për këtë arsye kam zgjedhur ligën e Spanjës, pasi e di se mund të zhvillohem si lojtar. Duhet me qenë shumë i përgatitur në të gjitha aspektet, po ju e dini se futbolli do kontinuitet. Shpresoj që të vazhdojmë me fitore në takimet e ardhshme”, përfundoi Bardhi intervistën për gazetën Lajm.

Levante është në vendin e 16-të me 18 pikë./lajm

 

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top