Bardhi:Do ta japim maksimumin që të fitojmë vendin e parë në grup, shpresoj në përkrahjen e publikut

Enis Bardhi është një prej liderëve të kësaj gjenerate të re të ekipit përfaqësues të Maqedonisë.
Futbollisti shqiptar është gati kundër për ndeshjen kundër Armenisë në Ligën e Kombeve, duke dëshiruar fuqishëm fitoren.
“Liga e Kombeve është një mundësi e shkëlqyeshme që të shënojmë një sukses me ekipin kombëtar. Të gjithë ëndërrojmë kualifikimin në një europian. Realisht, kundër nesh kemi kombëtare që janë më të dobët se ne, mirëpo në futbollin modern asnjëherë si dihet dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet të jemi të koncentruar në ndeshjen ndaj Armenisë. Besoj në kualitetet tona, besoj në vetvete dhe te bashkëlojtarët. Do ta japim maksimumin që të fitojmë vendin e parë në grup. Shpresoj në përkrahjen e publikut”, tha Bardhi.

Ndeshja Maqedoni-Armeni do të luhet sot (e diel) me fillim prej orës 18:00 në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup.

Loading...