Sport

Bardhi:Realizova ëndrrën

19389842_1776275302387762_1465353781_n

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi (22 vjec), u largua nga Ujpest dhe transferohet në Spanjë te skuadra e Levantes, që sivjet u rikthye në Primera Division. Reprezentuesi i të rinjve të Maqedonisë gjatë ditës së hënë i kaloi testet mjekësore dhe të zyrtarizohet si lojtar i ri. Sipas të gjitha gjasave, Ujpest do të fitoj 1,5 milion euro.

“Ëndrra më është realizuar, erdhi koha për sfidë të re”, ka thënë Bardhi për mediat hungareze pas largimit nga klubi.
Ai më pas kishte publikuar një foto në llogarinë e tij në facebook, ku ka falënderuar klubin Ujpest, fansat dhe stafin për vitet e kaluara te ky klub. Ai ka thënë se Ujpestin nuk do ta harroj, por kërkon sfida të reja.

“Faleminderit për gjithçka… Dua të falënderoj UJPEST, fansat, stafin dhe të gjithë në Ujpest për 3 vjet të jashtëzakonshme të karrierës time. Kurrë nuk do ta harrojë këtë klub. Është koha për sfida të reja në karrierën time”, ka shkruar Bardhi në facebook.
Kalimi i Bardhit nga Ujpest te Levante do të jetë një nga transferimet më të bujshme të futbollistëve nga Maqedonia në merkaton e sivjetme. /lajm

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top