Rrjeti i barnatoreve “Zegin” ofron nivelin më të lartë të cilësisë në tregun maqedonas, treguan rezultatet më të reja të hulumtimit QUDAL-QUality meDAL Health 2018/2019.

Ky është viti i tretë me radhë se si “Zegin” shquhet në sferën e farmacisë si brendi më i mirë në tregun maqedonas.

Në anketën e cila është bërë gjatë muajit qershor dhe korrik të këtij viti, të anketuarit janë pyetur për atë se cilët janë ata ofertues, prodhime dhe shërbimet të cilat kanë cilësinë më të lartë absolute, pa dallimin e faktorëve tjerë blerës.

Pyetja ka qenë:” Përmendi emrin e zinxhirit të barnatoreve e cila sipas përvojës tuaj personale ose sipas përvojës së më të afërmve tuaj ofron nivelin më të lartë të cilësisë në tregun maqedonas?”.

Pjesa më e madhe e të anketuarve janë përgjigjur në pyetjen se ajo është kompania Zegin.

Hulumtimi më i ri i QUDAL-QUality meDAL Health 2018/2019 në tregun maqedonas është bërë nga 1.200 të anketuar, shfrytëzues të prodhimeve farmaceutike.

Hulumtimi QUDAL mat në treg atë se kush ofron cilësinë më të lartë nr.1 në cilësi, sipas mendimit dhe përvojës së vet konsumatorëve.

Loading...