Para Kuvendit të Maqedonisë disa qytetarë kanë vendosur barrikada me mjete të ndryshme në shenjë
proteste kundër ndryshimit të emrit, raporton Plusinfo.
Sipas këtij portali, protestues që nuk janë në numër të madh po qëndrojnë para kuvendit, dhe se në
rrugët që lidh këtë institucion kanë vendosur barrikada me kuti kartoni, karrige si dhe sende të tjera,
duke bllokuar këtë aks rrugor në qendër të Shkupit.
Në vendin e ngjarjes janë edhe forca policore që po përkujdesen për rendin dhe sigurinë.
Ndërkohë, edhe mbrëmë para Kuvendit u mbajt një protestë e thirrur përmes rrjeteve sociale nga
ana e shoqatave joformale maqedonase dhe disa partive të vogla. Protestuesit mbrëmë i kanë bërë
thirrje kryeministrit që të heq dorë nga marrëveshja dhe të mos e nënshkruaj ate, pasi që po shet
interesat kombëtare dhe shtetërore. Protestuesit kanë thënë se nuk heqin dorë nga veprimet dhe
organizimet e tyre për të pamundësuar realizimin e kësaj marrëveshje.
Marrëveshja për ndërrimin e emrit do të nënshkruhet nesër në Prespë, në anën e Greqisë nën masa
të forta sigurie, pasi që janë paralajmëruar protesta në të dyja anët e kufirit. Protestë e madhe është
thirrur edhe nga VMRO-DPMNE në qytetin e Manastirit.

Loading...