Basha: Ftoj shqiptarët në kryengritje qytetare

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka ftuar qytetarët shqiptarë të bashkohen në atë që ai e quan kryengritje qytetare. Kreu demokrat ka pritur familjarët e 11 kuksianëve të arrestuar.

Këta janë njerëzit që Edi Rama i do në burg dhe për të cilët ka ngritur me hetuesi politike Rama-Marku një proces për të terrorizuar qytetarët e Kukësit.

Jam krenar që jam sot pranë tyre dhe jam krenar që së bashku me deputetë të tjerë po hetohemi nga kjo hetuesi politike, e cila në mënyrë të verbër mendon se mund të mbysë revoltën e drejtë të njerëzve të thjeshtë.

Edi Rama është një frikacak i mbyllur në bunkerin e tij dhe nuk arrin të kuptojë hallet që nxiti revoltën e këtyre njerëzve të thjeshtë. Futja në bunker është fundi i autokratëve të inkriminuar dhe të korruptuar.

Ndaj i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të vazhdojnë së bashku kryengritjen qytetare, aktin që ndërmorën qytetarët e Kukësit për të refuzuar grabitjen dhe padrejtësinë.

Të vazhdojmë të gjithë deri në fitore për t’i dhënë fund një shteti grabitqar e të padrejtë, të privatizuar nga Edi Rama, i cili për hir të xhepave të tij dhe klientëve vërsuli policinë ndaj njerëzve të thjeshtë, ndërkohë që kriminelët, trafikantët, të korruptuarit, ata që kanë vendosur miliona dollarë pasuri, me lekët e taksës së qarkullimit që vidhet dhe nuk shkon për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.

Nuk do të ndalemi derisa të lirohet të 11 qytetarët e Kukësit, nuk do të ndalemi derisa të ndalet taksa e Rrugës së Kombit – deklaroi Lulzim Basha, kryetar i PD-së.

Loading...