Kosovë-Shqipëri

Basha premton anulimin e Ligjit për Arsimin e Lartë

17390440_1447600311957812_3612614010528044836_o-e1490010915302-780x439

Kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, u premtoi të rinjve nga çadra e protestës se “Republika e re do të anulojë që ditën e parë të qeverisjes së saj ligjin e arsimit të lartë”.

“U them të rinjve, të çfarëdo partie qofshin, se kur të kenë zgjedhur me vota të lira qeverinë e re, do të firmosim në këtë shesh anulimin e ligjit të arsimit të lartë. Arsimi i lartë publik do të jetë me tarifa të përballueshme nga çdo i ri”, tha Basha.

Gjithashtu, ai premtoi se “do të ketë sa më shumë të rinj në Parlamentin e republikës së re”.

Kreu i PD-së përsëriti edhe thirrjen për kryeministrin Edi Rama: “Zgjedhje fasadë nuk do të ketë. Jep dorëheqjen për qeverinë teknike dhe për zgjedhjet e lira”.

To Top