Basha sulmon Ramën me një video në “Facebook”: Kush gënjen? (Video)

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka publikuar sot një video e cila sulmon kryeministrin Rama. Në video shfaqet Rama në një intervistë për Fevziun ku thotë se: “Në Shqipëri problem nuk janë fare, fare, fare, kriminelët”.

Fill mbas kësaj deklarate Basha ka paraqitur raporte nga SHBA ku thuhet:

Shqipëria është baza e operacioneve të organizatave kriminale në rajon (Qeveria Amerikane, Raporti mbi kontrollin e narkotikëve)

Shqipëria është pikë shpërndarje e heroinës në të gjithë Europën (Raporti 2017 Departamenti Amerikan i Shtetit)

Shqipëria është prodhues dhe eksportues i rëndësishëm i marijuanës (Raporti 2017 Departamenti Amerikan i Shtetit)

Shqipëria vend kryesor i pastrimit të parave në botë (Raporti 2017 Departamenti Amerikan i Shtetit)

Shqipëria është burimi kryesor i kanabisit në Europë (Raporti 2017 Departamenti Amerikan i Shtetit)

Shqipëria është korridor kryesor i trafikut të heroinës nga Azia në Europë (Raporti 2017 Departamenti Amerikan i Shtetit)

Video mbyllet me deklaratën “Rama e mbulon krimin sepse është pjesë e shkrimit”.

Loading...