“Bashkëpunëtorët e Ali Ahmetit në vitin 2001 kërcënonin me vrasje Imer Imerin, sot e përkujtojnë!”

“Bashkëpunëtorët e Ali Ahmetit në vitin 2001 kërcënonin me vrasje Imer Imerin, sot e përkujtojnë!”

Një përfaqësues i lartë i Partisë për Propseritet Demokratik (PPD) thotë se është habitur kur ka lexuar lajmin se BDI nën patronatin e Ali Ahmetit, organizon akademi përkujtimore për ish kryetarin tashmë të ndjerë të PPD-së, Imer Imeri.

“Imer Imeri kishte bindje të fuqishme patriotike. Kur zhvilloheshin negociatat për Marrëveshjen e Ohrit nuk frikohej fare të përplaset as me LSDM-në, as me VMRO-DPMNE-në, e madje as me ndërkombëtarët, kur bëhej fjalë për të drejtat e shqiptarëve”, thotë për Gazetën Lajm ish funksionari i lartë i PPD-së, duke insistuar të mbetet anonim.

Kjo sjellje këmbëngulëse e Imer Imerit u pengonte maqedonasve. Por edhe më tepër u pengonte “veprimtarëve dhe komandantëve të rrejshëm, që kishin arritur të infiltrohen në udhëheqësinë e UÇK-së, e që më vonë formuan BDI-në”. “Kokëfortësinë” e Imer Imerit për të mbrojtur interesin shqiptarë, ata e shihnin si pengesë për realizimin e ëndrrës së kamotshme që kishin pasur, e që ishte ardhja në pushtet përmes gjakut të dëshmorëve dhe martirëve, rrëfen ish funksionari i PPD-së.

“Filluan presion të madh me kërcënime. Kërcënohej me likuidim fizik, me likuidim të familjes. Kërcënimet nuk kishin fund. Kërcënime të atilla prej ‘koamndantave’ kishte edhe ndaj udhëheqësve tjerë të PPD-së së asaj kohe. Mendoj se kërcënime të ngjashme ka pasur edhe në adresë të PDSH-së. Për këtë arsye dhe për të evituar ndonjë konflikt brenda shqiptar që ishin të gatshëm ta bëjnë strukturat e etura për pushtet, Imer Imeri nënshkroi Marrëveshjen e Ohrit edhe pse kishte shumë rezerva”, thekson i njëjti burim.

Kryetari jonë e përjetoi shumë keq këtë presion. Na thoshte se një presion aq të madh nuk kishte përjetuar as nga UDB-a as në demonstratat e 68-tës, kur flamuri shqiptar u ngrit në Tetovë.
“Që atëherë tek ai u paraqitën dyshime se struktura të dala nga shërbimet jugosllave kanë arritur ta marrin nën kontroll luftën e drejtë që e filluan shqiptarët e Maqedonisë në vitin 2001 dhe ta kthejnë atë luftë në favor të armiqve të shqiptarëve. Kjo bindje e tij sa vinte e shtohej pas vitit 2002, mirëpo ndihej i pafuqishëm të bëjë diçka. Shqiptarët i kishte kapluar euforia dhe nuk ishin në gjendje të shohin devijimin qëllimeve të luftës, kurse shëndeti i Imerit sa vinte përkeqësohej”.
“Dhe përfunduam këtu ku jemi sot, të margjinalizuar, të përçarë dhe pa kurrfarë ndikimi”, konstaton ish përfaqësuesi i lartë i PPD-së.

Loading...