Protagonist i rradhës në intervistën e Almakos “3pyetje nga Mensur Krasniqi” këtë fillimjavë është Drejtori i Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së mirë, dhe njëherit politikolog, Bashkim Bakiu. Ai në kuadër të kësaj interviste sqaroi parimet mbi të cilat është mbështetur anketa e fundit mbi rejtingun e partive politike, krizën politike në Maqedoni dhe si e sheh ai qeverinë e ardhshme të Maqedonisë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Mensur Krasniqi: Para disa ditësh instituti që ju drejtoni doli me rezultatet e një ankete lidhur me rejtingun e partive politike në Maqedoni. Na thuani mbi cilat parime është bërë kjo anketë, dhe sa mund të jenë të besueshme?

Bashkim Bakiu: Po, është e vertet se Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së mirë doli me rezultatet anketës që ështe pjesë e fushëveprimit të instituti(hulumtimi i opinionit publik). Përvec temave të tjera që jane temë e hulumtimit, bëjme edhe hulumtim reth rejtingjeve të partive politike. Anketa realizohet në cdo gjashtë muaj, dhe përfshin tema të ndryshme, me vjen keq që ata të cilët filluan të kritikonin, apo jepnin sqarime pa bazë hulumtimi shqetësimin kryesorë e kanë ngritjen apo rrënien e rejtingut të partisë apo partive politike, fatkeqësisht kjo është edhe atrakcion edhe për mediat, mua më vjen keq se askush nuk më pyeti se a keni përfshirë ndonjë temë tjeter ose shkurt thënë, cili ështe shqetësimi më i madh i kumanovarëve, a ështe problem ndotja e ajrit për tetovarët, arsimi për shqiptarët dhe problemet dhe hallët e shqiptarëve në përgjithësi. Si do që të jetë hulumtimet bëhen për të vërejtur shqetësimet, për të parë se cfarë mendon opinioni për ndonje cështje, bëhen për të konsultuar opinionin në shtetet demokratike janë pjesë e procesit të krijimit të politikave, si dhe për të vërejtur sjelljet e popullatës/simpatit ndaj partive politike. Anketa është bërë në bazë të parimeve profesionale për të realizuar një hulumtim, së pari me mostër(exemplar –respondent) të mjaftueshëm 1000, duke i ruajtur karakteristikat demografike të popullatës sic janë gjinia, mosha, statusi në shoqeri, zona urban/rurale me një fjalë përfshirje të cdo shtrese të popullatës. Për të qenë më të saktë në rejtingjet e partive politike, ne si institut së pari herë aplikuam metodën e realizimit të anketës me mostër të vecantë te shqiptarët për të matur rejtingjet e partive politike shqiptare me 1000 respondent shqiptarë ku gabimi margjinal nuk mund të kaloj më shumë se +- 3%, që është metodë statistikore e saktë, për shkak se bëhet fjalë për hulumtim( shkencë) shoqërore. Anketa është e besueshme dhe gabimet mund të sillen në suaza të kësaj. Ne si Institut qëlluam përqindjet, madje edhe numrin e deputetëve shqiptarë ( për cdo parti) në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni.

Mensur Krasniqi: Përveq tjerash ju shquheni edhe si analis politik. Atëherë si e komentoni situatën politike në Maqedoni, vecanërisht në bllokun politik shqiptar?

Bashkim Bakiu: Edhe përskaj përvojës 10 vjecare me hulumtime, Studime të kryera në Shkencat politike, Master si dhe hulumtim në Univerzitetin e Trentos për cështje të decentralizimit)Unë nuk preferoj të emërohem si analist, më shumë kisha preferuar politikolog. Sa i përket situatës politike në Maqedoni mendoj se si shtet vazhdimisht kemi qenë dhe do vazhdoj të ngelemi në krizë, dhe kjo është si rezuultat i sistemit politik në tërësi që u jep shumë fuqi partive politike, e në vecanti partive politike maqedonase që në realizimin e politikave shtetërore krijohet dominancë dhe qasja ndaj shqiptarëve është sikurse ndaj një minoriteti, që realisht nuk korespondon me realitetin ( nëse marrim parasysh përqindjen e shqiptarëve) Prandaj ndryshimi i sistemit, sidomos sistemit zgjedhorë është e domosdoshme për shtetin për të arritur një balanc real në përfaqësim dhe manifestim të forcës në legjislativ dhe egzekutiv. Fatkeqësisht si pasojë e kësaj ( këtij ) sistemi, beneficionet kryesore janë gjithmonë elitat poltike, të cilët në të shumtën e rasteve mirëqenien e tyre e shprehin si mirëqenie të të gjithë shqiptarëve. Hapësira politike shqiptare ka qenë e dominuar nga BDI dhe PDSH, dhe secila parti ka meritat e veta nëse është bërë ndonjë arritje për shqiptarët, megjithatë mungesa e opozitës reale krijoj opozitë brenda subjektit që përfaqëson shqiptarët në qeveri. Por me keqardhje them se në BDI më shumë energji është harxhuar për të luftuar njerëz brenda vetes, se sa për të ndërpre ndonjë projekt të VMRO-së. Paraqitja e subjekteve të reja në skene do ketë ndikim pozitiv në politikbërjen shqiptare, do ta ngris cilësinë qoftë të kuadrove qoftë të politikbërjes në përgjithësi, komoditeti qoftë i pozitës(BDI-së) qoftë i PDSH-së si opozitë do të prishet dhe kjo është e shëndoshë për demokracinë në Maqedoni sidomos atË shqiptare.

Mensur Krasniqi: Si e shihni Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit?

Bashkim Bakiu: Shikuar nga dyoptria e një hulumtuesi, duke analizuar anketatat si dhe presionin e faktorit ndërkombëtar që bën që nga paraqitja e bombave dhe fillimit të krizës politike në vend. Mendoj se fitues apsolut nuk do të ketë, as tek blloku shqiptar por as tek ai maqedon. Kjo më tutje do ta vështirësoj procesin e formimit të Qeverisë, dhe mund të ballafaqohemi me presionin e faktorit ndërkombëtar për krijimin e një qeverie të koncentuar mandati i së cilës do të ishte të zgjidh problemet kyqe në vend( vazhdimin e punës së prokurorisë speciale, zgjidhjen e problemeve reale në vend ndoshta edhe problemin e emrit me Greqin që shteti të vazhdoj rrugën e integrimeve./Almakos.

Loading...