Në mesazhin e tij me rastin e publikimit të raportit vjetor për Maqedoninë, komisioneri evropian për zgjerim Johanes Han, ka përmendur edhe “bombat” e opozitës. Han thotë se “bisedat e përgjuara” i dëshmojnë dyshimet për nivelin e lartë të korrupsionit në Maqedoni, me çka në mënyrë të drejtpërdrejtë pranon se BE ju beson “bombave” të opozitës për të cilat VMRO dhe BDI thonin se janë të “montuara dhe të nxjerra nga konteksti”, raporton “Lajm”.
“Vendi juaj përballet me krizën më serioze që nga viti 2001. Kriza është thelluar në mënyrë plotësuese me publikimin e bisedave të përgjuara. Ato konfirmuan dyshimet serioze për ndikim politik dhe korrupsion të nivelit të lartë”, tha Han, në video-paraqitjen e tij lidhur me raportin për Maqedoninë.

Këtë paraqitje të komisionarit Han mund ta përcillni në videon më poshtë në gjuhën angleze me përkthim maqedonisht.

 

[vimeo 145253880 w=500 h=281]

 

Loading...