Në sallën sportive “Kale” në Shkup gjatë tre ditëve të ardhshme (8-10 gusht) do të organizohet turne në basketboll për femra të moshës U16. Në të do të marrin pjesë:Bullgaria, Izraeli, Sllovenia dhe Maqedonia. Turneu do të hapet me miqësoren mes vajzave të Maqedonisë dhe Bullgarisë me fillim prej orës 17:00, kurse nga ora 20:00 do të takohen Izraeli dhe Sllovenia. Ky është një rast i mirë që seleksionuejsa e U16 të Maqedonisë, Stojna Vangelovska dhe trajneri i saj Enver Miftari të testojnë talentet e tyre që kanë në dispozicion para pjesëmarrjes së ekipit të kadeteve të Maqedonisë në kampionatin europian (divizioni B), i cili nga 16-25 gusht do të mbahet në Mal të Zi./lajm

Loading...