Sport

Basketboll/Maqedonia mposhti Kosovën në Shkup

696D4977F2DD914485DAB7BCD132FF5E

Kosova është mposhtur nga Maqedonia për parakualifikimet e botërorit Kina 2016.

Për dallim nga ndeshja në Prishtinë të cilën verdh e kaltrit e fituan pikërisht ndaj maqedonëve, këtë të shtunë nuk u shkoi gjithçka sipas planit, njofton Klan Kosova.

Ndeshja përfundoi me rezultat 87:74 në favor të vendasve. Tash Kosova kërkon kalimin tutje nga ndeshja përballë Estonisë, por edhe të Maqedonisë po ashtu me Estoninë.

Ata pjesën e parë e përmbyllën me epërsi 40:41, por në çerekun e tretë patën rënie çka u kushtoi me disfatë, pasi që as në çerekun u fundit nuk munden ta kthejnë deficitn nga çereku paraprak.

Kjo ndeshje është e treta për Kosovën në kuadër të Grupit C, në këto parakualifikime.

Në ndeshjeje e  zhvilluar në Shkup nuk pati shikues, por megjithatë situata ishte e tensionuar.

To Top