“Bastiana e Bastiena” vijnë para publikut tetovarë

Shoqata për Art dhe Kulturë “Kult” në vazhdën e organizimeve do të realizojë edhe një aktivitet që lidhet me muzikën klasike. Në prag të festave të fundvitit, kjo shoqatë përmbyll suksesshëm vitin me shfaqjen “Bastiani e Bastiena” nga Moxart  premiera e së cilës do të jepet, nesër më datë 22 dhjetor në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Kushtet dhe mungesa e nxemjes vështirësojnë tërë procesin megjithatë janë marr masa që me mjete vetanake kjo shoqatë ta ngrohë sallën për publikun që do jetë i parnishëm në sallë. Emra të njohur të regjisë dhe skenografisë do të sjellin novitete në Pallatin e Kulturës ku shumë rralle ipen shfaqje të llojit të tillë. Kjo shfaqje në mungesë të fondeve të mjaftueshme vjen e reduktuar me një staf të vogël artistësh të cilët janë përgatitur për një interpretim dinjitoz. Stafi I solistëve përbëhet nga Armando Lukaj, Sonila Baboci e Halil Gjakova nga Kosova e Shqipëria kurse koncert maestro Ariana Bufaj ka lehtësuar punën e gjithë stafit me një përgatitje të lartë profesionale. Kjo shfaqje do të ipet si reprizë edhe me datë 24 dhjetor në sallën e vogël të Pallatit të Kulturës për të përmbyllur suksesshëm tërë vitin dhe aktivitetet e shoqatës “Kult” që vetëm gjatë vitit 2015 ka realizuar 12 aktivitete të fushës së librit, muzikës klasike, folklorike, dramatike, filmike, të muzikës për fëmijë e kështu me radhë.

Loading...