BB9/ Beqarët e rinj me shpejt çift se të vjetrit, shikoni çfarë po ndodh

Duke kaluar ditët, disa prej çifteve janë qartësuar tashmë, disa të tjerë kanë ende dyshime për pëlqimet mbi njëri-tjetrin.

Një prej tyre është Armela, loja e së cilës mbetet e paqartë sepse ajo herë-herë shprehet se do të fusë Liridonin në kurth, por në disa momente të tjera duket se i pëlqen djali nga Prishtina.

“Garda e vjetër” e beqarëve në shtëpinë e “Big Brother” thuajse e ka zgjidhur edhe “misterin” e çifteve të reja që do të formohen. Ervini dhe Sidrita e vulosën marrëdhënien e tyre me puthje, Benardi dhe Xheni prej kohësh flirtojnë me njëri-tjetrin, ndërsa ata që ende nuk i kanë ndarë gjërat janë Armela dhe Liridoni.

Mbetet për t’u parë në ditët në vijim, nëse ata do të afrohen me njëri-tjetrin apo do të shkojnë drejt prurjeve të reja.

Megjithatë, Armela i ka dërguar një puthje Liridonit ndërsa është shtrirë në krevat. Ajo herë pas here pyet Sidritën se çfarë po bën Liridoni dhe se a po e shesh ai atë.

Por sado që ata të afrohen me njëri-tjetrin apo me konkurrentët e tjerë, në fund të fundit do të jetë publiku ai që do të vendosë se si do të formohen çiftet e reja.

 

Ndërkohë, në krahun tjetër, Musa dhe Dona duket se po e shijojnë më tepër praninë e njëri-tjetrit në shtëpinë e “Big Brother”.

Ndërsa banorët e tjerë të dy shtëpive të beqarëve i ka zënë gjumi, Musa dhe Doni kanë qëndruar zgjuar dhe kanë biseduar me letra me njëri-tjetrin.

Komunikimi me letra është i vështirë për t’u kuptuar, por shprehitë e tyre tregojnë shumë më tepër. Qartazi duket se po ia kalojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin.

Loading...