Bashkimi Demokratik për Integrim sot bëri apel për qetësi distancim nga provokimet, veçanërisht nga porositë e urrejtjes dhe intolerancës pas vdekjes së 21-vjeçarit, Nikolla Sazdovski, i cili në datën 29 të muajit të kaluar u sulmua fizikisht nga tre djem në stacionin e autobusit në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” në Shkup.

“Humbja e një jete të re dhe të pafajshme, veçanërisht në një mënyrë të dhunshme, siç është kjo ngjarje, paraqet një akt që gjithnjë dhe nga gjithkush meriton dënimin e plotë. Dhuna është një akt që nuk duhet të ketë asnjë justifikim dhe në këtë kontekst ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për autoritetet e sigurisë dhe zbatimin e ligjit për ndriçimin e plotë të rastit, dhe pa asnjë vonës të nxirren fajtorët para drejtësisë”, citohet në njoftimin e BDI-së.

Siç citohet në njoftimin e kësaj partie provokimet janë ato që të cilat përbëjnë bazën për ngjarje të tilla të dhunshme dhe të pakëndshme.

Loading...