BDI dhe PDSH vjedhin logon e Vetëvendosjes “Me zemër” (Foto)

BDI-ja e Ali Ahemtit dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit në këto zgjedhje lokale do të hyjnë me logon e vjedhur nga Vetëvendosja e Kosovës “Me zemër”, shkruan TetovaSot.

Nuk dihet nëse këto parti politike mendojnë që edhe fitoren ta kenë të njejtë si Vetëvendosja që doli si forcë e parë politike në Kosovë, apo kanë dal më këtë vetëm për të mos thënë se s’kemi hiq.

PDSH gati në çdo cikël zgjedhor nuk largohet me moton Ecim drejt, Vazhdojmë drejt tani e ka vetëm drejt me zemër.

BDI i ka ndryshuar motot por këtë radhë ka vendosur që edhe logon “Me zemër” ta ketë si një logo goditëse për të afruar sa më shumë votues për ti fituar ato komuna që i ka pasur deri tani.

Ndryshe në këto zgjedhje lokale do të garojnë pesë parti politike BDI, BESA, ASH, RDK-UNITETI, PDSH dhe PPD.

albin-kurti-kryeminister-voto-me-zemer

PDSH

21558756_10212634251085136_3806109804510304796_n

Loading...