BDI e Kumanovës me gjasë do të mbetet në opozitë, në pushtetin lokal. Kjo për arsye të mos përmbushjes së kërkesave që i kërkon grupi negociator i BDI-së nga ana e të parit të Komunës- Maksim Dimitrievski, shkruan gazeta Lajm.

Sipas burimeve të gazetës, Maksim Dimitrievski e ka parasysh koalicionin parazgjedhor me BDI-në por i njëjti tani i ka duart e lira edhe nga Zoran Zaev për të vepruar si të dojë me partnerin parazgjedhor.

Dimitrievski është i vendosur që hisen shqiptare ta ndajë në mes shqiptarëve të LSDM-së dhe BDI-së, ndërkaq këta të fundit insistojnë se hisja i takon eksluzivisht degës së BDI-së në Kumanovë.

Kujtojmë se pikërisht elektorati i BDI-së, kuptohet bashkë me strukturat e partisë, bindshëm e kanë përkrahur dhe votuar tani të parin e Komunës, Maksim Dimitrievskin.

Loading...