Edhe përkundër paralajmërimeve, ende nuk janë bërë hapa konkret në drejtim të riformatimit të Qeverisë. Burime të Alsat-M brenda Qeverisë thonë se nuk ka ndonjë afat të caktuar për emërimet e ministrave dhe plotësimin e vendeve vakante në Ndërkaq kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela këmbëngul se emrin e ministrit të shëndetësisë do ta propozoj vetë ai. Jozyrtarisht Alsat mëson se emrat më të lakuar janë ai i Vullnet Feratit nga Tetova dhe Asim Izairit që vjen nga Gostivari.

Megjithatë nuk përjashtohet edhe rokada, e ministrive. Përfolët që Lube Boshkovski të marr postin e ministrit pa resor, që drejtohej nga Ramiz Merko. Por e gjithë kjo pret epilogun e takimit të liderëve që do të mbahet pas kthimit të kryeministrit Zoran Zaev, nga Sllovenia ku po qëndron në udhëtim zyrtar.

Loading...