Bashkimi Demokratik për Integrim i fton të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe diasporën që të dalin të votojnë në referendumin e 30 shtatorit për çështjen e emrit, njofton Portalb.mk.

“Duke pranuar Marrëveshjen me Republikën e Greqisë ne e sigurojmë anëtarësimin me të drejta të plota të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO! Ky është moment vendimtar: Me Votën Tuaj vendosni për të ardhmen e vendit dhe të brezave që vijnë! Bashkimi Demokratik për Integrim ju fton të gjithëve që deri më 23 gusht të aplikoni për ushtrimin e të drejtës suaj të votimit në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Edhe Ju bashkëvendës të nderuar, që jetoni jashtë vendit, do të mund ta ushtroni të drejtën e votës në të gjitha përfaqësitë diplomatiko-konsullore të Republikës së Maqedonisë në botë”, thonë nga BDI.

Ata shtojnë që për çdo paqartësi mund të komunikoni edhe me Shtabin e BDI-së përmes adresës elektronike qahp@bdi.mk.

Loading...