Maqedoni

BDI i reagon Blerim Sejdiut

blerim

Pas uljes së taksës për kyçjen në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit nga kryetari i komunës së Zhelinës, dega e BDI-së në Zhelinë ka reaguar duke i quajtur mashtrime dhe gënjeshtra këto lojëra të Blerim Sejdiut.

Sipas tyre Pagesa prej 150€ pa TVSH ( ose 177€ me TVSH) për kyçje në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit nuk është përgjysmim i pagesës së vjetër por imponim i një pagese të re.

Për më tepër, Blerim Sejdiu rriti për afro 40% tarifën e ujit dhe të kanalizimit gjegjësisht nga 17 den për të dyja në 23 den.
“Se Blerim Sejdiu gënjen nuk është asgjë e re. Por shqetësuese dhe ofenduese është fyerja që ju bëhet inteligjencës së qytetarëve në vazhdimësi.
Gënjeshtrat nuk jetojnë gjatë, kjo e sodit do ti rrojë deri në ardhjen e faturës së ardhshme.

Pagesa prej 150€ pa TVSH ( ose 177€ me TVSH) për kyçje në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit nuk është përgjysmim i pagesës së vjetër por imponim i një pagese të re.

Për më tepër, Blerim Sejdiu rriti për afro 40% tarifën e ujit dhe të kanalizimit gjegjësisht nga 17 den për të dyja në 23 den.

Rikujtojmë se qytetarët kanë pasur mundësi që për kyçje të paguajnë edhe 0-100€, dhe të paguajnë 80% nga çmimi i ujit respektivisht 14.4den me TVSH( Vendimi i bashkangjitur) ndërsa sot Vendimi i Blerimit imponon pagesë prej 150€ pa TVSH( 177 € me TVSH) me çmim uji 14.56 den me TVSH. E keni liruar apo shtrenjtuar si ju duket?” thuhet në reagimin e BDI-së dega në Zhelinë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top