ORHAN IBRAHIMI

Është tepër zhgënjyese , se si ,dhe pas sa kohe plasohet në opinion një informatë, e që na i paraqesin mediumet si ekskluzive dhe skandaloze .Ndërsa vërtetë mundë të jetë ekskluzive dhe shumë shqetësuese, në rast se kjo informatë jepet ne kohën e duhur, dhe momentin kur ka ndodhur. Të flitet për buxhetin shtetëror, për remitencat, për marrjen e kredive nga qeveria,për investimet e huaja ,për invesime kapitale në infrastukturë. Nuk do mend se këto tema dhe informata duhej të jenë substanciale dhe jetike për shqiptarët. Kurse për këto flitet përciptazi apo puna bëhet edhe më tragjike, fare nuk informohen qytetarët shqiptarë. Ndërsa shumë herë, lajmi plasohet pas një jave,një muaji, ndoshta edhe pas një e dy viteve. E pas gjithë kësaj, tentojnë ta paraqesin ndonjë sekuencë dhe gjysëinformate të vjedhur, edhe atë si shumë skandaloze dhe ekskluzive. Skandaloze,dhe e pa toleruar, katastofale e me përmasa tragjike për shqiptarët është se si pas 12 vite qeverisje të BDI-së, të fshihet e vërteta se si në çdo buxhet vjetor, këta i falin VMRO-së mbi 30%(e në rast se e shëndrrojmë në euro, i vjen mbi 1miliard euro) mjete buxhetore nga taksapaguesit shqiptarë. E dihet mirëfilli se qeveria BDI-VMRO vjeljen e taksave e bën me brutalitet të paparë, duke përdorur gjitha mekanizmat e dhunës,reketit dhe haraçit. Për 12 vite, BDI i ka shitur 12 miliardë euro të shqiptarëve si investime në vendbanimet maqedonase në kompensim te disa miliona euro për strukturat udhëheqëse të BDI-së. Të gjitha buxhet edhe ky i fundit për vitin 2016 , është analizuar deri ne detaje nga ekspertët e sekretariatit për financa dhe buxhet të PDSH. Dhe ata kanë konstatuar se buxheti nuk e kalon as 2%, financa për shqiptarët dhe vendbanimet e tyre. Për atë është ky disbalanc i thellë zhvillimor ekonomik në mes viseve shqiptare dhe maqedonase. Në anën ku jetojnë maqedonasit është ndërtuar infrastrukturë me standarde më moderne,autostrada,rrugë rajonale e lokale, hidrosisteme, shkolla e universitete, teatro, filarmoni, palestra e objekte sportive,zona të lira ekonomike me disa dhjetëra fabrika investime të huaja,e me mbi 20000 mijë të punësuar (p.sh Kavadarci, qytet me 28000 mije banore, qeveria ka dërguar investime te huaja duke ndërtuar një fabrikë Dreksler Maer me 5338 të punësuar), ujësjellës e kanalizime, Shkupi 2014 me vlerë 1 miliard euro(vetëm në buxhetin 2016 janë paraparë edhe mbi 100 milion euro investime në këtë projekt antishqiptarë), makedonsko etniçko sello, teleferik për në Vodno etj,etj. Në anën shqiptare, ka infrastrukturë mesjetare,ata përballen me gjërat elementare,asnjë metër autostradë rrugë që lidhë qytetet shqiptare me pikat kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës, nuk ka ujë të pijshëm, pa kanalizime, objekte shkollore te rrënuara dhe në rrënim të sipër, pa ambulanca, pa asnjë zonë të lirë ekonomike, pa asnjë fabrikë të ndërtuar si investim i huaj në ndonje qytet shqiptar, e si pasojë asnjë i punësuar. Kurse për ndërrmarjet e fuqishme publiko-private as mos të flasim, siç janë ELEM, MEPSO, EVN, apo për kompanitë e telefonive celulare,po sektori bankarë si molle e ndalueme, shqiptarët përfaqësohen dhe marrin pjese me një dhe dy për qind. Diskriminim klasik,vjedhje dhe haraç ndaj qytetarëve shqiptarë. Informatë qe duhej ta prekë,lëndojë e tronditë çdo shqiptarë, është e vërteta mbi remitencat. Gurbetçarët nga Maqedonia si përbërje etnike janë 90 % shqiptarë dhe 10 % të tjerë. Deri para një viti, si sekret shtetëror , qeveria i ruante të dhënat, se sa mjete hynë nga shtresa më e lënduar dhe e përmalluar, gurbetçarët. Deri sa i detyruan gati me forcë institucionet ndërkombëtare, qe këto të dhëna të bëhen publikE. Tani e ditur publike është se kjo vlerë është 2 miliard euro. E këtë të vërtetë (informatë), as 2% e shqiptarëve nuk e kanë të njohur. Kjo është pasojë e territ informativ,e mercenarizmit dhe argatllukut të BDI-së dhe Alisë, që sa më lehte të plaçkiten këto mjete të lotit e gjakut të gurbetçarëve. Është turp e shkuar turpit,skandal e mbi skandal të fshihet e vërteta për huamarrjen që ndodhi javën që lamë prapa, me vlerë prej 300 milion euro,nga institucionet financiare ndërkombëtare. Ndërsa për një vit e gjysmë huazohen 2milard euro kredi nga qeveria , para që BDI ia dhuron VMRO-së . Që kjo e fundit të bëjë investime kapitale ne vendbanimet maqedonase. -Në tetor të 2013 merret kredi me vlerë prej 1 miliard dollarë nga Banka ExpoRt-Import,bankë shtetërore Kineze. Nga këto mjete është filluar ndërtimi autostradës Izvori-Ohër – 555 044 966 dollarë. E kush e dinë pak gjeografinë e ka të ditur se kjo autostradë ndërtohet në vendbanimet etnike të pastra maqedone. As një shtëpi shqiptare nuk ka, e lere me fshat, kah përshkruhet kjo rrugë. -Po nga kjo kredi është duke u ndërtuar autostrada Milladinovci-Shtip – 306 211 479 dollarë. -Në perfundim është autostrada Smokvicë-Demir Kapi – 210 euro Ndërsa këto ditë deputetët e BDI-së,VMRO-së dhe LSDM-së i kaluan si ligje, për huamarrje dhe për ti ndërtuar këto segmente rrugore: -Shtip – Radovish 64 milion euro nga BERZH -Shtip- Koçani 534 000 00 euro nga BERZH -Për Deve Bair 83 milion euro nga Banka Botërore Deri tani janë marrë mbi 300 milion euro kredi për ndërtimin e hekurudhës Kriva Pallankë-Deve Bair (Bullgari). PDSH kishte propozuar në momentet dhe kohë të duhur amendamente në parlament ,që këto mjete buxhetore dhe kreditore të shkonin edhe në vendbanimet shqiptare. Ka organizuar takime me qytetarët, për t’ia bërë të ditur eksploatimin dhe vjedhjen, që po e bënë kjo qeveri antishqiptare,ka mbajtur konferenca shtypi dhe organizime tjera. Fatkeqësisht nuk kemi mundur të bëjmë më shumë për sensibilizimin e këtyre çështjeve. Për shkak bllokadave dhe territ informativ (përjashto shumë pak mediume të guximshme) dhe mos pasjes së hapësirës demokratike për debate të vërteta shoqnore dhe profesionale. Nëse këto shifra do të bëheshin publike,e ky shfrytëzim mesjetar do të bëhej transparent. Shumë më lehtë do të kthjellej dhe vetëdisohej, dhe do ta kishin të qartë shqiptarët,se ky diskriminim dhe kjo vjedhje, se kjo e keqe dhe varfëri, se kjo p aperspektivë, dhe se kjo ikje dhe zbrazje e vendbanimeve shqiptare me përmasa gjenocidale, buron nga një subjekt parapolitik i quajtur BDI.

Loading...