BDI-ja nuk e ka njoftuar Lëvizjen BESA rreth ofertës së LSDM-së

Drejtuesit e Lëvizjes Besa nuk janë të informuar për përmbajtjen e negociatave që po zhvillohen mes BDI-së dhe LSDM-në. Pavarësisht se BESA është njëra nga subjektet që ka firmosur platformën e përbashkët, BDI-ja ende nuk e kanë parë të arsyeshme të njoftojë këtë parti se çfarë përmbajnë materialet që kanë marrë nga Zaevi, siç bëri një ditë më parë me Aleancën për shqiptarët. Nga Lëvizja BESA disa herë kanë thënë se nuk do të ulen në tavolinë me Ahmetit edhe nëse marrin ftesë për takim, por nuk kanë precizuar nëse do të pranin takim me nënkryetarët e BDI-së që po zhvillojnë negociatat me LSDM-në për të mësuar përmbajtjen e materialeve, njofton Alsat M.

Nënkryetari i Besës, Zekirja Ibrahimi, tha se nuk ka të dhëna as për draftin e gjuhës shqipe që ia dorëzuar Zaevi Ahmeti t. Në këtë kuadër Ibrahimi, thotë se lëvizja BESA, do të mbështesë vetëm një ligj të mirëfilltë që do të zyrtarizonte plotësisht gjuhën amtare në nivel të republikës.

Loading...