BDI nuk heq dorë nga VMRO-DPMNE

BDI vështirë që në mesin e 5 opsioneve, të cilat i ka proklamuar para dhe pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, të tërhiqet nga koalicioni me VMRO-DPMNE. Qeverisje me VMRO-DPMNE-në, qeverisje me LSDM-në, një qeveri e zgjeruar teknike, qëndrimi në opozitë dhe zgjedhje të reja në pranverë, janë opsionet që i ka betonizuar BDI para formimit të Qeverisë së re, shkruan Gazeta Lajm.

Këto alternativa nga BDI vazhdojnë t’i theksojnë edhe pas mossuksesit të ish mandatarit Nikolla Gruevski që ta formojë Qeverinë.

Në debatin e fundit publik, Artan Grubi-shef i liderit të BDI-së Ali Ahmetit, kujtoi vlerësimin e partisë se nuk mund të prodhohej një shumicë e re parlamentare me Gruevskin. Ai tha se brenda BDI-së po diskutohet për jetësimin e platformës së kësaj partie.

“Gruevskit i është djegur mandatimi, por leximi i sotëm i Presidentit Ivanov mund ta risjellë atë në skenë. Ne kemi pesë alternativa si parti. Të futemi në koalicion me Gruevskin, të futemi me LSDM-në, të dalim në opozitë, të bëjmë një qeveri me bazë të gjerë ose të shkojmë në zgjedhje të reja”, tha ai.

Kjo retorikë është vazhdimësi e asaj që kishte paralajmëruar zëdhënësi i BDI-së, se BDI edhe pas mossuksesit të Nikolla Gruevskit të formojë Qeverinë e re.

“Debati ka qenë konstruktiv, gjithëpërfshirës. Janë konsultuar edhe miqtë jashtë BDI-së dhe komuniteti ndërkombëtarë. Janë diskutuar opsionet e mundshme. Në mënyrë unanime konsastuar se ende nuk janë shterur argumentet. Ende nuk jemi përcaktuar. Debati do të vazhdojë ditëve në vijim”, deklaroi Osmani pas mbarimit të mbledhjes së fundit partiake, ku nuk u dha “po”-ja për një Qeveri eventuale me VMRO-DPMNE-në.

Presidenti Ivanov dje pas takimeve me protagonistët e partive politike ka sqaruar qëndrimin e tij rreth formimit të Qeverisë së re.

“Njoftoj opinionin publik se mandatin për formimin e qeverisë do ta marrë ai kandidat që do të më dëshmojë se ka formuar shumicën në Kuvend. Maqedonia duhet të dalë nga kjo situatë duke pasur parasysh që është vend unitar dhe që ka nevojë për reforma sistematike. Ju garantoj që do të respektoj kushtetutën”, ka përfunduar deklaratën e tij presidenti Ivanov.

Njëjtë si BDI edhe Ivanov ende po mban VMRO-DPMNE-në si protagoniste për ta formuar Qeverinë e ardhshme. Edhe pse VMRO-ja nuk arriti të sigurojë 61 deputetë, si garancë për ta formuar Qeverinë e re./Lajmpress

Loading...