BDI punëson ushtarë partiak për mbështetje të referendumit!

Mijëra punësime të kuadrove partiak në administratën për siguri, për mbështetje maksimale nga faktori shqiptar për referendumin e ardhshëm. Kjo është strategjia e Bashkimit Demokratik për Integrim për dalje masive të shqiptarëve në referendum, përmes punësimeve masive në administratë me vendime të menjëhershme, mëson Televizioni Alfa.

Kështu, së paku dy mijë shqiptarë do të marrin marrëveshje për punësim në Qeveri për gjashtë muaj, në të njejtin princip siç u punsuan personat sipas “marrëveshjes kornizë”, të cilët gati një decenie po rrinë në shtëpi ndërsa tani për të njejtit kërkohet akomodim në administratën e stërmbushur të Maqedonisë.

Pjesë e strategjisë së BDI-së është të arrijë deri tek votuesit e Aleancës për Shqiptarët të Ziadin Selës, i cili thotë se po kundërshton për referendumin sepse marrëveshja e Prespës paska qenë e dëmshme për popullin shqiptar.

Sipas televizionit Alfa i gjithë operacioni ka për synim të ndikojë mbi atë pjesë të shqiptarëve në Maqedoni të cilët janë të pakënaqur nga marrëveshja e Prespës, para se gjithash nga fshirja e parashikuar e historisë shqiptare nga librat e Maqedonisë, që kanë të bëjnë me çamët.

Loading...