BDI realizon takim me ekspertë për dezinformata

Nёnkryetarёt e Bashkimit Demokratik pёr Integrim Izet Mexhiti dhe Nevzat Bejta, kanë realizuar njё takim me delegacionin e Institutit tё Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs NDI.
Në njoftim thuhet se nё takim morёn pjesё edhe drejtori i NDI pёr Maqedoni z.Kris Henshou me njё grup ekspertёsh siç janё z. Scot Hubli, i cili aktualisht ёshtё drejtor pёr programet qeverisёse pranё NDI, ku ai menaxhon programet pёr teknologji qytetare dhe qeverisje demokratike. Znj. Nina Jankoëicz, e cila ёshtё analiste pёr Evropёn Lindore dhe Unionit Sovietik.
Poashtu nё takim ishin Matt Bailey dhe Nick Monaco. Bailey ёshtё kёshilltar i lartё pёr teknologjitё dhe inovacionin demokratik nё NDI, ku ai kryesisht punon mё njё fushё tё gjёrё qё variojnё nga dezinformimi dhe siguria kibernetike, deri tek teknologjia qytetare dhe inovacionet komunale, ndёrsa Monaco ёshtё anёtar ndёrkombetar i ComProp, projekt i prapagandёs kompjuterike nё institutin e internetit nё Oksfod ku merret kryesisht me analiza tё dezinformimit nё laboratorin e inteligjencёs dixhitale.
Nё takim u bisedua pёr strategjitё kundёr lajmeve tё rejshme tё internetit (fake neës) tё cilat kohёve tё fundit janё bёrё njё shqetёsim i jashtёzakonshёm pёr autoritetet dhe pёr qytetarёt. Me kёtё rast NDI ofron mbёshtetje pёr kёtё problematikё me qёllim tё mbrojtjes sё partive politike sidomos para mbajtjes sё referendumit.
Nenkryetarёt e partisё Mexhiti dhe Bejta, vlerёsuan lartё bashkёpunimin e deritanishёm me kёtё institut dhe mirpresin qё NDI edhe nё tё ardhmen tё ofrojё alternativa konkrete pёr çёshtjen e kёsaj problematike siç janё lajmet e rrejshme tё internetit.

Loading...