Maqedoni

BDI-së sërish i bashkohen rrugët me Todor Petrovin

bdi petrov

Përkrahësve besnikë të Nikolla Gruevskti, BDI-së dhe Todor Petrovit, sërish u janë bashkuar rrugët, kësaj radhe në Gjykatën Kushtetuese. Ministritë e drejtësisë dhe pushtetit lokal, që udhëhiqen nga ministra të BDI-së kanë dorëzuar deri në Gjykatën Kushtetuese një iniciativë për shfuqizimin e dy neneve të Ligjit për vetëqeverisje lokale me të cilët kufizohet kohëzgjatja e mandatit të kryetarëve të komunave në 4 vite. Një iniciativë të njëjtë në Gjykatën Kushtetuese ka dorëzuar edhe Kongresi Botëror Maqedonas (KMB), që udhëhiqet nga Todor Petrovi, i cili njëjtë si BDI tani një kohë të gjatë përkrahë qeverinë e VMRO-DPMNE-së.

Këto dy iniciativa ekspertët i kanë vlerësuar si skandaloze, shkruan sdk.mk. Profesori në fakultetin juridik në Shkup, Borçe Davitkovski, shkruan se është e pakuptimtë që Gjykata Kushtetuese të vendosë për vazhdimin e mandatit të vetëqeverisjes lokale, e jo Parlamenti, transmeton Gazeta Lajm.

“Dy ministritë që kanë dorëzuar këtë iniciativë udhëhiqen nga kuadro të BDI-së, Valdet Xhaferi dhe Shirete Elezi, kurse kryetar i KBM-së është Todor Petrov”, shkruan sdk.mk.

Profesori Borçe Davitkovski thotë se edhe studentët që kanë mësuar abecedën e juridikut e dinë se interpretim bën vetëm Kuvendi e jo edhe ministritë.

 

 

“Si mundet ministria të interpretojë ligje, kur është organ ekzekutiv? Mandati i kryetarëve aktualë të komunave zgjat deri më 15 maj. Vetëm Kuvendi me shumicë prej dy të tretave mund ta ndryshojë Ligjin për vetëqeverisje lokale. Gjykata Kushtetuese është roje e Kushtetueshmërisë, e jo burim i së drejtës”, deklaroi Davitkovski.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top