BDI sot në Tearcë, shkoni pyetni, kërkoni llogari nga funksionarët

Karvani biseda “Zëri yt” vazhdon me Komunën e Tearcës, ku me përfaqësues të Qeverisë, Ministra, Zëvendësministra, Sekretarë shtetëror dhe Deputet kryesuar nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani do të realizojnë takime me qytetarë.

Me këtë rast, sot, me 09.09.2018 (e diell) në hapësirat e Komunës së Tearcës nga ora 13:00 deri në ora 15:00 do të organizohet ditë e hapur për qytetarët e Komunës së Tearcës, ku gjithë qytetarët do të kenë mundësi të japin propozime, të shkëmbejnë ide, të parashtrojnë pyetje si dhe të japin vërejtjet e tyre për punën e Qeverisë dhe organeve tjera shtetërore.

Para fillimit të ngjarjes, në ora 13:00, parashihet që Zëvendëskryeministri Bujar Osmani të ketë deklarata për media.

Me këtë rast ftojmë ekipet e Juaja ti ndjekin deklaratat e Zëvendëskryeministrit Osmani para fillimit të ngjarjes, si dhe ti ndjekin aktivitetet e karvanit “Zëri yt”

Loading...