Ali-AhmetiNë vend që të kritikojnë vonesën e turpshme të kryetarit të partisë së tyre në Shipkovicë, si dhe vonesën e përfaqësuesve tjera partiakë, bdistat pa fije turpi daljen e Ali Ahmetit me 20 orë vonesë po e festojnë si akt të madh të “komandantit”. Në këtë mënyrë ata po dëshmojnë që brenda kësaj partie ka mungesë të kapaciteti për të logjikuar gjërat në përputhje me realitetin.

Mirëpo deri sa bdistat po i bëjnë vetes qejf me “trimërinë e vonuar të komandantit”, kryeministri Nikolla Gruevski ka treguar qartë se kush është “komandanti” vërtetë në koalicion, duke emëruar zëvendëskryeministrin Vlladimir Peshevski për kryetar të shtabit të emergjencës për vërshimet në Tetovë. Gruevski ka refuzuar lutjet e BDI-së që për kryetar të shtabit të emërohet ndonjëri prej ministrave shqiptarë, respektivisht ministri i ekologjisë Nurhan Izairi.

Loading...