Teknologji

BE gjobit me 110 milionë euro Facebook-un

96103818_facebookwhatsapp_getty

Bashkimi Europian ka gjobitur me 110 milionë euro Facebook-un. Shkak për këtë është bërë dhënia e informacionit të pasaktë ose të gabuar në lidhje me blerjen e shërbimit të mesazheve WhatsApp në vitin 2014.

Komisioni Europian njofton se Facebook kishte theksuar se nuk do të bënte një lidhje automatike mes përdoruesve të tij dhe WhatsApp, por 2 vjet më vonë ky rrjet social shkeli premtimin duke e mundësuar një gjë të tillë.

Mirëpo Facebook sqaron se bëhet fjalë për një gabim që nuk është bërë në mënyrë të qëllimshme.

“Komisioni ka konstatuar se, ndryshe nga deklarata e vitit 2014, mundësitë teknike për të bërë përputhjen automatike të identiteteve të përdoruesve të Facebook dhe WhatsApp kanë ekzistuar që atëherë dhe stafi i Facebook ka qenë në dijeni të kësaj ekzistence”, thekson KE.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top