Teknologji

BE-ja e gjobit Google-n me 2.42 miliardë euro

google

Google është gjobitur sot me 2.42 miliardë euro nga Komisioni Evropian pas një vendimi se kjo kompani ka abuzuar me pushtetit duke e promovuar shërbimin e vet të krahasimit të pazarit në krye të kërkimit të rezultateve.
Kjo shumë është dënimi më i madh i dhënë deri më sot nga ky rregullator kundër një kompanie që akuzohet për shtrembimin e tregut, transmeton Express.

Vendimi po ashtu e urdhëron Google-n që t’i japë fund praktikave të veta anti-konkurruese brenda 90 ditëve, ndryshe do të përballet me një dënimi shtesë.

Firma amerikane ka lënë të kuptohet se do të ankohet kundër këtij vendimi.

To Top