Shkruan Ejup Berisha

Bashkimi Europjan ka kohë që po e shtyen për më vonë afatin për anëtaresimin e shteteve të reja në gjirin e saj. Para pese viteve nga atje thane se nuk do të ketë pranim të shteteve të reja në BE dhe atë të paktën në pesë vitet e ardhëshme sepse nuk i pranojnë ato kandidate që kanë probleme me përmbushjen e kushteve dhe me moszbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësim.Probleme të ngjashme kemi edhe ne dhe ok në rregull para pesë vitesh ne nuk u gëzuam shumë por u pajtuam me këtë vërejtje serioze apo me këtë fakt real të tyre meqë me të vërtetë nuk i kishim realizuar reformat, por edhe nuk i kishim përmbushur kushtet për ta siguruar anëtarësimin e vendit në BE. Pra ne u detyruam që të pajtohemi që të durojmë dhe të presim edhe pesë vite që të mos anëtarsohemi në BE duke premtuar e shpresuar se do të punojme në zbatimin e reformave kyqe në Administratë, të atyre në Gjyqësor, të krijojmë kushte për ta siguruar atë qe njihet si qeverisje e mire, pastaj ta instalojmë sistemin e sundimit të së drejtës si dhe të krijojmë kushte për përparim dhe thellim të proceseve demokratike siç është sigurimi i një procesi të besueshëm dhe korrekt zgjedhor.Sot pas kalimit te afatit pese vjeqar kur Institucionet e Bashkimit Europjan vendosën që shtetet kandidate të Ballkanit Perendimor ti lënë në paradhomën e pritjes për anëtaresim tani perfaqsues zyrtar te BE-së sërish paralajmërojnë se procsi i zgjërimit të BE-së me shtete të reja do të shtyhet edhe për gjashtë vitet e ardhëshme duke paralajmëruar se këto nëse nuk bëjnë shumë në eliminimin e vërejtjeve dhe problemeve të njëjta të vjetra siç janë zbatimi i reformave të nevojshme dhe të domosdoshme si edhe përmbushja e kushteve të parashtruara për pranim në Bashkimin Europjan të mos shpresojnë në antarsim të shpejtë të tyre. Edhe këtu nuk ka kush i kundërshton konstatimet dhe vërejtjet me vend të përfaqsuesve institucional të BE-së pasiqë kur flitet për ne me të vërtetë nuk kemi bërë asnjë hap më të madh në drejtim të eliminimit të vërejtjeve të tyre të njohura. Por këta duhet ta dijnë se ne këtë nuk e bëjmë nga inati por nga shprehitë e mbrapshta që i kanë politikanët tanë për mos ti respektuar së pari shtetet dhe popujt e tyre e pastaj për mos ti respektuar parimet e Bashkimit Europjan si dhe për të vazhduar gjithmonë me avazin e vjetër e ai është premto se do ti bësh reformat dhe do ti plotësosh kushtet për anëtaësim dhe mos bën asgjë e rri në vend. Por kjo praktikë në vend numëro do të na lërë në vendin ku e ka përcaktuar Bashkimi Europjan në dyert hyrëse saj që kanë thënë se janë të hapura por që ne nuk guxojmë të hyjmë asesi aty brenda sepse na pret shumë angazhim dhe punë e madhe gjë që ne nuk e bëjmë. Punën e sotit mos e ler për nesër thonin të parët tanë e ne të gjitha punët për plotësimin e kushteve dhe reformave e kemi lënë jo për nesër e as për pasnesër por për ndonjë here apo kohë tjetër. Po kjo do të na kushtoj shumë shtrenjtë në aspekt të realizimit të përcaktimit tone për anëtarësim në BE dhe do të ndokoj që kjo të ndodhë ndonjëherë apo në ndonjë kohë tjetër. Dhe nëse BE i rri konsekuente vendimeve për shtyerjen e pranimit të shteteve kandidate siç janë edhe këto nga Ballkani Perendimor atëher do të bëhen 11 vite pritje, e nëse edhe pas skadimit te afatit te ardhëshem gjashte vjeqar që po e paralajmeron Presidenti i Komisionit Evropjan Jean Clod Junker për mospranimin e shteteve të Ballkanit Perendimor në BE atëher këto shtetet tona edhe në dymbedhjete vitet e ardhëshme nuk do të mund të anetaresohen në Bashkimin Europjan. Kur jemi te zbatmi i reformave dhe kushteve për anëtaresim unë do te themë se elitat politike të vendeve të Ballkanit as në 20 vitet e ardheshme nuk japin shpresë se janë të gatshme e kjo do të thotë se këta as që kanë vullnet dhe gatishmëri që tu qasen këtyre obligimeve prandaj si duket do të na nevoitet ndihme dhe angazhimi i shtuar e i ngjeshur edhe i Bashkimit Europjan jo në aspekt të kryerjes së punëve dhe obligimeve tona por të japin një shtytje për zbatimin e reformave dhe kushteve për anëtarsimin e shteteve të rajonit tone sa më shpejtë në BE. Pasiqë përsëris këto shtete edhe për një afat më të gjate nuk do të mund të behen gati për anetaresim. Kjo edhe për faktin se ne kemi problem me politikanët këtu të cilët kanë dëshmuar se nuk janë reformator por më shumë janë deformatorë. Ndihma e BE-së është shumë e nevojshme edhe për një fakt tjetër pasiqë anëtarësimi i shteteve të reja nuk është vetëmse përfitim për shtetet e reja por edhe një kontribut për zgjërimin e BE-së apo për kthimin e saj në kufijt e saj real.Prandaj Bashkimi Europjan nëse don të forcohet edhe më shumë le të pranoj shtete të reja sa më pare aq më mire për të gjithë.Dhe një vërejtje në këtë process mos të ketë të privilegjuar siç është rasti me Serbinë e Malin e Zip or të pranohen të gjithë në bazë të meritave,

Loading...