Vajzat janë bërë bashkë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Spanjë.

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Europe Music Awards’ nga MTV në Bilbao të Spanjës.

Prezente kanë qenë edhe dy vajzat shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, shkruan Gazeta Express.

Dua ka marrë pjesë me katër nominime, ndërsa ka fituar si artistja më e mirë e muzikës Pop, ndërsa Bebe Rexha ka bërë një perfomancë marrmaendëse të këngës “I’m a mess” me një ‘ushtri’ valltarësh.

Kështu, vajzat kanë pasur arsye për të festuar.

Ato janë bërë bashkë në dhomën e hotelit të Bebe-s, menjëherë pas ceremonisë, ndërsa kanë hedhur valle në mënyrë tipike shqiptare, derisa po dëgjonin këngën ‘Mia’ nga Drake dhe Bad Bunny./Gazeta Express/

 

Loading...