Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha kësaj radhe ka publikuar disa fotografi me babain.
Në llogarinë personale, Instagram ajo ndau disa fotografi me ndjekësit teksa shfaqet pranë babait të saj, shkruan lajmi net.

“Të dua babi. Jam shumë me fat që mund të të bëj të lumtur. Dua të të jap jetën që gjithmonë e ke ëndërruar dhe ti bëj ato shiftet e shumta në vorreza të ja vlejnë”, shkruan ajo.

Nga ana tjetër, Bebe vazhdon të shijojë suksesin e albumit të ri ‘Expectations’ dhe këngës ‘I’m a mess’, ku shfaq një përvojë të veçantë me fansat. /Lajmi.net/

Loading...