ShowBiz

Bebe Rexha zbulon një detaj nga fëmijëria e saj…

bee

Ylli i Pop-it Bebe Rexha po kalon një verë mjaft argëtuese e intensive në muzikë. Ajo na bëri pjesë të pushimeve të saj fantastike në Greqi e Shqipëri, tregoi se di të kërcejë valle si një shqiptare e vërtetë nga veriu si dhe na bëri krenarë me performancën e saj live në Moskë, në Europa Plus Live.

Bebe, biondja e talentuar, mes momenteve të shumta që ndan me ndjekësit nga jeta e saj e përditshme, ka ndarë edhe një foto të rrallë. Po të mos u thoshim se është këngëtarja, vështirë se do e gjenit, apo jo? Ajo ka postuar një foto nga fëmijëria e saj, në periudhën e verës, e hipur mbi një biçikletë dhe e veshur vetëm me pantallona të shkurtra.

“Kam qenë një gocë e keqe” shkruan Bebe. Me siguri këngëtarja duhet të ketë një fëmijë mistrec në periudhën e fëmijërisë dhe ka ndjerë nostalgji për të rikthyer këtë moment plot kujtime!

To Top