Befasi të dorës së parë kanë ndodhur në ndeshjet e sotme të 1/16-së së finales të kupës së Maqedonisë në futboll. Nga kupa janë eliminuar Shkupi dhe Renova, të cilët ishin favorit të mëdhenj. Këta të fundit janë mposhtur nga Tikveshi me rezultat 2-1, kurse Kit Go nga Pehcevo mposhti Shkupin 2-0.

 

Në Dibër, Korabi ka kaluar tutje pasi ka shënuar fitore prej 1-0 kundër Borecit nga Velesi.

Gostivari është kualifikuar tutje pasi në Tetovë eliminoi Teteksin pas ekzekutimit më të mirë të penalltive 5-4 (në kohën e rregullt ishte 1-1, Valon Zeqiri shënoi për Gostivarin). Vëllazërimi I Kërcovës u eliminua në shtëpi nga Bellasica me rezultat 1-4. Rabotnicki me rezultat 6-0 mposhti Fortunën në Hasanbeg, kurse Sileksi është edhe më bindës kundër Bratsvo Vllaznimi duke fituar me rezultat 7-0.

Rezultatet:
Fortuna-Rabotnicki 0-6
Osogovo-Pelister 0-1

 

Vëllazërimi-Bellasica 0-4
Tikvesh-Renova 2-1
Bratsvo Vllaznimi-Sileks 0-7
Korabi-Borec 1-0
Vardar N.-Skopje 1-3
Kit Go-Shkupi 2-0
Teteks-Gostivari 3-4 në penallti, 1-1
Llabunishta-A.Pandev 1-3
Poeshevo-Bregallnica 0-2
Vardar F.-Vardar 0-4
Prevalec-Makedonija GJP 0-2
Struga TL-Pobeda (29 gusht)
Kozhuv-Shkëndija (5 shtator)

Loading...