Bëhen katër vite nga lansimi i dronit në Beograd

Para katër viteve në stadiumin e Partizanit në Beograd, për kualifikimet Euro 2016 do të luanin Serbia më Shqipërinë. Në minutën e 43’të, atje do të lëshohej droni më hartën e Shqipërisë etnike që do të bënte bujë në tërë Europë
14 tetori i vitit 2014 do të mbahet mend gjatë.

Në këtë vit do të zhvillohej një ndeshje që do të mbahet mend. Ishte një ndeshje për kualifikimet në Euro 2016, një ndeshje në të cilën do të startonin gjashtë kosovarë në formacionin kryesor.
Kosova atëbotë nuk ishte e pranuar në UEFA.

Serbia dhe Shqipëria ishte një ndeshje që shihej më shumë se një ndeshje futbolli.

Një Shqipëri e cila për 20 vite me radhë vazhdon të këtë në përbërjen e saj kosovarë e të cilët bashkë arritën që ta dërgojnë Kombëtaren Shqiptare në Francë.

Por, ndeshja aty do të mbahet gjatë mend.

Tensionet ishin rritur me tifozët serb që vetëm kishin filluar fyerjet raciste në kor në tribunat e stadiumit të Partizanit.

Hymni Kombëtar i Shqipërisë nuk dëgjohej nga brohoritma e tyre, derisa ata ndezën edhe flakadanë.

Ndeshja filloi edhe pse në tensione të mëdha.

Cana ishte i pari që rrezikojë portën e Stojkovicit. Shqipëria po luante më mirë dhe ishte afër shënimit të golit të parë.

E derisa pritej që skuadrat të shkonin në zhveshtore, në minutën e 43, një dron me hartën e Shqipërisë etnike po fluturonte në qiellin e Beogradit.

Bashkë me hartën e Shqipërisë etnike në foto ishin edhe Ismail Qemali dhe Isa Boletini dhe mbishkrimi mbi të “Autochthonous” (Autokton).

Mitrovic deshi ta shqyente atë por i menjëhershëm ishte reagimi i Taulant Xhakës i cili kishte filluar që të përleshej me lojtarin serb.

Martin Atkinson, gjyqtari anglez detyrohet ta ndërprerje ndeshjen, ndërkaq Shqipëria merr tri pikë në tavolinë pas ankesës së tyre në gjykatën e arbitrazhit.

Loading...