Bëhen të ditura fytyrat e terroristëve dhe organizatorit të sulmit terrorist në Paris (FOTO)

Zbulohet se organizatori prapa sulmeve tronditëse të Parisit është Abdelhami Abaaoud.

Këto janë 3 fytyrat e terroristëve prapa masakrës brutale në Paris në të cilën përfunduan të paktën 129 të vdekur dhe qindra tjerë të lënduar.

Abdelhami Abaaoud, nga Belgjika kishte jetuar në Molenbeek, që ndryshe është i njohur edhe si kryeqyteti i xhihadit në Evropë.

Image

Ai tani besohet se jeton në Siri, prej nga edhe besohet se e ka organizuar sulmin.

“Siç duket ai është ‘truri’ i disa sulmeve të planifikuara në Evropë’, ka thënë një burim për Reuters, duke shtuar se ai është më i dyshuari për sulmet e të premtes në Paris, transmeton lajmi.net.

Image

Vëllai i tij, Younes, ishte vetëm 13 vjeçar kur e kishte ndjekur Abaaoudin për në Siri.

Mediat belge kanë raportuar se që të dy janë djemtë e një njeriu të quajtur Omar, një tregtar i cili ishte shpërngulur në Belgjikë nga Moroko para 40 viteve.

Image

Abaaoud gjithashtu besohet se ka lidhje edhe me sulmet e një prishje të një treni të shpejtë si dhe të një kishe në zonën e Parisit, ka thënë një zyrtar.

7 njerëz janë të arrestuar në Belgjikë si të dyshuar që kanë lidhje me sulmet në Paris.

Salah Abdeslam, 26 vjeçar, i cili gjithashtu është nga e njëjta rrugë, është ende i lirë pasi që policia i kishte bërë disa gabime para dhe pas sulmit.

Image

Ai është i ndjekur ndërkombëtarisht por gjëja më mahnitëse është se ai ishte ndalur dhe pastaj lëshuar nga rojtarët e kufirit në Belgjikë vetëm disa orë pas sulmeve.

Një nga vëllezërit e tij, Ibrahim Abdeslam, 31 vjeçar, ishte një nga 7 terroristët i cili kishte vdekur të premten mbrëma pasi që e kishte hedhur vetën në erë me bombë vetëvrasëse jashtë kafenesë Comptoir Voltaire.

Ai e kishte marrë me qira një veturë ‘Seat’ e cila është gjetur dje në Paris e mbushur me armë të tipit AK-47 dhe me plotë municion.

Vëllai i tretë, Mohammed Abdeslam, kishte qenë në paraburgim natën e kaluar në Belgjikë pasi që ishte arrestuar në Bruksel, ku dyshohet se terroristët e ISIS-it ishin takuar para se të fillonin sulmet me armë automatike dhe bomba vetëvrasëse.

Terroristi i rritur në shtëpi, Omar Ismael Mostefai, 29 vjeçar nga Courcouronnes, Paris, ishte një nga terroristët e parë të identifikuar pasi që ishin zbuluar gjurmët e gishtërinjve të tij në Bataclan Thetare ku kishin vdekur 89 persona.

Babai, i cili ishte duke punuar si furrtar në Chartres, kishe marrë pjesë në shumë video të këngëve të zhanrit rap, dhe kishte qenë një kriminel i mirënjohur para se të radikalizohej në vitin 2010.

Belgu Bilal Hadfi, 20 vjeçar, kishte kaluar një kohë duke luftuar krahas ISIS-it në Siri para se të kthehej në Evropë, ku edhe kishte qenë bartës i një bombe vetëvrasëse  në Stade de France.

Image

Ai gjithashtu thuhet se kishte qenë pjesë e një bande të njohur si ‘Belgium Cell’, por kishte arritur të futet prapë në Evropë si një emigrant

Grupi besohet se ishte i përbërë nga francez që jetonin në Belgjikë, e të cilët besohet se kanë udhëtuar nga Brukseli në Paris së bashku me vetura me qira.

Edhe pse nuk është identifikuar zyrtarisht, një pasaportë e cila bart emrin Ahmed Almuhamed, është gjetur afër kufomës së një terroristi i cili e kishte bartur një bombë vetëvrasëse në Stade de France.

Image

Besohet se anija e tij me të cilën udhëtonte nga Siria në Greqi ishte fundosur por të gjithë njerëzit në atë anije ishin shpëtuar nga autoritetet.

Tiketat greke të trageteve, bëjnë të ditur se ai kishte udhëtuar në Evropë bashkë me një njeri tjetër të quajtur Mohammed Almuhamed para se të përdorte pasaportën për të blerë tiketa udhëtimi nga ishulli Leros për në kontinent.

Ai pastaj i ishte bashkuar një karvani të refugjatëve dhe kishte kërkuar azil në Serbi para se të udhëtonte në Paris.

Image

Këtë mëngjes, forcat e sigurisë Franceze e kanë identifikuar edhe francezin Samy Aminour, 28 vjeçar, si një nga terroristët e sulmit të planifikuar të premten mbrëma.

Aminour ishte i kërkuar ndërkombëtarisht pasi që e kishte thyer lirimin me kusht në vitin 2013.

Ai ishte arrestuar në vitin 2012 për shkak të bashkëpunimit të tij me terroristë të njohur.

Policia beson se ai ishte pjesë e ekipit prej 4 terroristëve të cilët i kishin vrarë 89 persona të pafajshëm në koncertin rok në Bataclan. /Lajmi.net

Loading...