“Bëhu aktiv/e, merr iniciativë”, film i animuar nga nxënësit për gjendjen e arsimit (Foto)

Ngjarja mbahet sot më datën 28 mars me fillim nga ora 14:00 në Orion Center Prishtinë, shkruan KultPlus.

Këshilli Rinor Kosovar – KYC organizon ngjarjen “Bëhu aktiv/e, merr iniciativë”. Në ngjarje do të prezantohet filmi i animuar “Bëhu aktiv/e, merr iniciativë”, i përgatitur nga nxënësit të cilët e kanë paraqitur perspektiven e tyre rreth gjendjes së arsimit në vend.

Ndër të tjera, përshtypjet e njëjta rreth problematikave do të shfaqen dhe nëpërmjet artit në një ekspozitë pikturash realizuar nga nxënësit po ashtu. Ngjarja do të prezantoj përveç të tjerash dhe punën e KYC karshi ngritjes së cilësisë së arsimit si dhe disa tregime suksesi të arritura.

Këshilli Rinor Kosovar është organizatë jo qeveritare që vepron në tërë territorin e Kosovës, nën ombrellën e së cilës që nga viti 2005 funksionon Këshilli i Nxënësve të Kosovës, strukturë nacionale që përfaqëson zërin e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme, në mënyrë që të i mbroj interesat e tyre dhe të bashkëpunoj me zyrtarët e shkollave, mësimdhënës dhe prindërit për të ngritur cilësinë e arsimit në vend.

Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhemenaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Ngjarja mbahet sot më datën 28 mars me fillim nga ora 14:00 në Orion Center Prishtinë./KultPlus.com

20170328093141489

Loading...