Bëjnë jetë luksi por u ofrohen para në këmbim të s…, ja si reagojnë dy shqiptaret e njohura

Modelja Angela Martini ka reaguar ndaj komentit të një ndjekësi në Instagram, i cili pas postimit të një fotoje seksi, i bëri pyetjen dhe propozimin: “Sa lekë e ke natën, unë të jap 10 mijë euro për një g… e”.

Nuk ka vonuar modelja me përgjigjen e saj, flakë për flakë: “Përse nuk e bën vetë, është falas?”. Modelja shkodrane, e cila tashmë ka hequr dorë nga karriera, duke punuar për diçka të re, është duke shijuar lidhjen me të dashurin e saj, multimiliarderin rumun, Dragos Savulescu.

Ata janë duke e jetuar shumë publikisht historinë e tyre të dashurisë, duke e jetuar si një “reality show” marrëdhënien. Nga Kana në ishujt e Greqisë, ka qenë itinerari i modeles me producentin e filmave, i cili vitet e fundit jeton në Los Angeles. Ata vendosën t’i ndajnë fotot ekskluzive të lidhjes gjatë qëndrimit të tyre në Kanë, ku pozonin të përqafuar dhe shumë të dashuruar.

Çifti ndodhej në festivalin prestigjioz të filmit në Francë, nga ku postuan edhe video nga jahti, ku argëtoheshin mes miqsh. Në të gjitha udhëtimet e tyre duken shumë të lumtur duke kërcyer, kënduar dhe shijuar çdo moment në maksimum. Ndërkohë pjesë e medias rozë për të njëjtën arsye është bërë edhe këngëtarja Xhesika Ndoja. E revoltuar nga mesazhet private që i shkojnë Ndojës, ajo ka postuar një status drejtuar djemve që e pyesin në privat se sa e ka natën. “Ju bëj me dije se secili nga ju që më shkruan SMS sa e ke natën, apo të jap aq e kaq të vish me mua, ju premtoj se çdo SMS do t’jua publikoj në instastory me emër e mbiemër.

Do t’jua tregoj të gjithëve fytyrën, se kush jeni. Plehra!”, ishte statusi i Ndonjës. Më e komentuara e këtyre viteve në tregun muzikor për historitë e ndodhitë personale, u rikthye këtë verë me një set të nxehtë fotosh, gjatë një aventure shpejtësie me motor. Pas klipeve që e bën të njohur, “Kamasutra” dhe duetit “Shoqe bitch” me Kallashin, ajo po punon për dy projekte të reja muzikore.

Pyetjes në lidhje me jetën e luksit që bën, ajo i është përgjigjur për “Panorama”: “Luksi nuk është i domosdoshëm për shumë persona. Por jeta është e tillë, ndaj e nxitur nga profesioni, unë si person e kërkoj këtë gjë. Më pëlqen luksi, e bëj deri diku jetën të tillë. Por ka diçka që luksin e shijoj në kuptimin “aq sa kam jorganin, shtrij dhe këmbët”, pasi nuk jam e varur nga askush./PANORAMA/

Loading...