Bejta: Shqiptarët kanë nevojë për liderin historik Ali Ahmeti (FOTO)

Mes të tjerash në këtë informacion u lakua emri imë si trashëgimtar i liderit historik të shqiptarëve të Maqedonisë dhe BDI-së, z. Ali Ahmeti.

Më duhet që në fillim të këtij reagimi ta përgënjeshtroj këtë informacion. Ali Ahmeti vazhdon të drejton BDI-në dhe do të vazhdojë të jetë lider i shqiptarëve të Maqedonisë, sepse, këtë e kërkon shumica e elektoratit shqiptar. Se është kështu, më së miri dëshmohet me fakti që për 16 vite me radhë shoqëria shqiptare i dha besimin për të drejtuar proceset politike për realizimin e të drejtave nacionale.

Nuk mund të kërkohet ndërrimi i një lideri të një subjekti politik i cili në çdo cikël zgjedhor që nga viti 2002 ka dal fitues absolut në bllokun politik shqiptar.

Ali Ahmeti realizoi shumë kërkesa historike të shqiptarëve të Maqedonisë. Pa Ali Ahmetin sot nuk do të kishim të legalizuar Universitetin e Tetovës, aq më pak themelimin e Universitetit të dytë në gjuhën Shqipe, Universitetit Nënë Tereza në Shkup. Pa angazhimin e Ali Ahmetit sot përdorimi i flamurit kombëtar do të ishte kërkesë ende e pa realizuar e shqiptarëve të Maqedonisë. Gjuha shqipe, po ashtu, do të ishte një kërkesë tjetër e pa realizuar.

Janë aq të drejta të realizuara për shoqërinë shqiptare në Maqedoni, sa që, pa Ali Ahmetin dhe BDI-në nuk do të mund të realizoheshin edhe shumë dekada të tjera.

Çdo e drejtë e arritur e shqiptarëve të Maqedonisë mban nënshkrimin e Ali Ahmetit dhe vulën e BDI-së.

Për skaj këtyre të arriturave, z. Ali Ahmeti ende i duhet shoqërisë shqiptare, sepse, ende ka shumë punë për tu bërë e që pa vizionin, guximin dhe vendosmërinë e Ali Ahmetit nuk mund që të realizohen.

Misioni politik i Ali Ahmetit ende nuk ka mbaruar, prandaj kalkulimet për lidership të BDI-së pos Ali Ahmetit janë një llogari e gabuar, aq më tepër tani kur Maqedonia është më afër se asnjëherë më parë për anëtarësim në NATO dhe BE, përcaktim ky politik pa alternativë i Ali Ahmetit dhe BDI-së.

Prandaj, lus median që kur të publikojnë informacione në emrin tim, të më kontaktojnë dhe të marrin qëndrimin tim. Për kaq kohë sa merrem me politikë, bashkëpunimi me median nuk ka munguar. Këtë e dëshmojnë më së miri vetë mediumet dhe gazetarët. Çdoherë kam qenë bashkëpunues me mediumet me të vetmin qëllim që opinioni të jetë i informuar saktë dhe në mënyrë objektive.

Loading...