BekimBalaj

Sulmuesi i kombëtares, Bekim Balaj e gjeti golin në javën e dytë të kampionatit kroat. Në ndeshjen që skuadra e tij e Rijekës barazoi 3:3 ndaj Slaven Belupos, Balaj do të shënonte në minutën e 67-të, duke realizuar golin e dytë për skuadrën e tij dhe barazuar përkohësisht rezultatin në 2:2, pas golave të realizuar më parë nga maqedonasi Ejupi për Slaven.

Në derbin Hajduk Split – RNK Split, mbrojtësi nga Kosova, Amir Rrahmani u aktivizua për 90 minuta. Kjo sfidë përfundoi ashtu siç nisi (0:0). Kjo është paraqitja e dytë e futbollisit të Kombëtares në kampionat kroat. Në të dyja ndeshjet ishte i plotë.

Loading...