Maqedoni

Bekim Fazliu, kandidat i PDSH-së për qytetin e Shkupit

maxresdefault-11

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në mbledhjen e mbajtur mbrëmë ka vendosur që Bekim Fazliu të jetë kandidat i PDSH-së për kryetar të qytetit të Shkupit për zgjedhjet lokale të 15 tetorit, kurse për bartës liste të këshilltarëve të qytetit të Shkupit është zgjedhur afaristi i njohur, Idriz Ajrullau, njofton Medial.mk.

Bekim Fazliu njihet si deputeti më i zëshëm shqiptar në dy mandatet e fundit të Parlamentit. Ai gjithashtu në të kaluarën ka qenë edhe kryetar i komunës së Sarajit, si dhe një periudhë këshilltar në qytetin e Shkupit.

To Top