Bekim Neziri dhe Xhevat Ademi do të informohen si mjelen lopët

Në mungesë të rezultateve siç i ka VMRO-ja, që po ndërton 200 kilometra rrugë në Maqedoninë lindore, por edhe nën presion të zgjedhjeve që po afrohen, ministri i ekonomisë Bekim Neziri (shef i shtabit zgjedhor të BDI-së), i është përkushtuar kohën e fundit bagëëtisë dhe bujqësisë. Ai so të do të qëndrojë në Reçicë të Madhe, ku do të vizitojë fermën e lopëve “Izo Zullce”.

“Ministri i Ekonomise Bekim Neziri, i shoqeruar nga Sekretari shteteror ne Ministrine e Bujqesise Besir Jashari dhe deputeti Xhevat Ademi do te vizitojne Fermen e lopeve ‘Izo Zullce’ ne Recice te Madhe ne Tetove, ku do te informohen per teknologjine qe perdore kjo farme dhe lehtesimet qe ka pasur kompania nga subvencionet shteterore. Njeherit do te kene mundesi te informohen per mundesite e shfrytezimit te subvencioneve, qe mundesojne shtimin e krereve dhe hapjen e vendeve te reja te punes”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga kjo ministri.

Megjithatë të vogla janë gjasat që teknikatmoderne për mjeljen e lopëve t’i sjellin ndonjë rezultat solid partnerit besnik të VMRO-së, pas asaj që bënë në Kumanovë dhe omuna tjera shqiptare.

Loading...