Belgjikë: Dëshmi të reja për belgun dhe maqedonasin që e masakruan studentin shqiptar

Të martën, para Gjykatës penale në Bruksel, hetuesit kanë ekspozuar dëshmi të reja, të zbuluara me ndihmën e ADN-së që u gjetën në një sharrë me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Bëhet fjalë për vrasjen makabër të studentit shqiptar Xhuliano Brahimllari, nga fshati Dukas i Fierit, trupi i të cilit ishte gjetur pa kokë, këmbë e duar më 9 qershor të vitit 2015. Ai ishte një i ri, me kombësi shqiptare, student i së drejtës që banonte në Forest.

Vincent De Bruycker dhe Denis Nikolovska janë të akuzuar se kanë vrarë qëllimisht dhe me paramendim njërin nga shokët e tyre, Xhuliano Brahimllari, 22-vjeçar dhe më në fund e kanë prerë në gjymtyrë, në muajin qershor 2015. „Ne e bëmë një analizë ADN të sharrës së gjetur dhe në bazë të rezultateve dëshmuam se bëhet fjalë për gjakun e viktimës“, kanë spjeguar hetuesit për mediat belge, përcjellë Shtegu.com. „Gjithashtu, gjatë hetimeve në banesë kemi angazhuar një qen të specialzuar në nuhatjen e gjakut, i cili nën shtrat ka nuhatur gjurmë të mëdha të gjakut. Sipas analizës së ADN-së, gjaku i gjetur është i viktimës“, pohojnë hetuesit.

Sipas hetimti të mëtejmë, dy personat kishin planifikuar ta vrasin studentin shqiptar, e më pas ta masakrojnë, pasi kishin blerë një hanxhar, një sharrë, ngjyrë për të ngjyrosur banesën dhe elemente të tjerë për të kryer krimin. Vendnodhja e krimit ka qenë në Koekelberg, e huazuar në emër të Vincent De Bruycker. Dy të akuzuarit dhe viktima kanë pasur një plantazh kanabisi në afërsi. (Shtegu.com)

Loading...