Vëllazërimi i Kërcovës ka marrë një tronditje të madhe në prag të fillimit të kampionatit në Ligën e dytë të Maqedonisë-grupi i Perëndimit. Kërcovarët kanë mbetur pa një prej lojtarëve kryesor, Maliq Belulin.

Ndarja ka ndodhur për shkak se palët nuk kanë arritur të merren vesh për bashkëpunimin e mëtutjeshëm.

“U largova sepse nuk gjetëm gjuhë të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit”, ka thënë Beluli për gazetën Lajm.

Ai theksoi se është në bisedime me disa skuadra, por pa dashur të zbuloj emra konkret.

“Jemi në bisedime me disa klube, por nuk për momentin nuk mund të bëjë asgjë publike pa arritur marrëveshjen me skuadrën tek e cila do të vazhdoj karrierën time”, shtoi ai.

Ai ka falënderuar të gjithë te Vëllazërimi.

“Dua t’i falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi dhe stafin teknik me të cilët punuam bashkë. Faleminderit Uskanë. Suksese”, ka shkruar mes tjerash Beluli në facebookun e tij.

Beluli ka qenë një ndër lojtarët kryesor të Vëllazërimi sezonin e kaluar, kur kërcovarët luftonin për ngjitje në elitën e futbollit vendor.

Largimi i tij do të lë një boshllëk të madh te Vëllazërimi, i cili vështirë se mund të gjejë zëvendësuesin e tij.

Loading...