Beluli prezantohet te Genc Kalemler: Faleminderit drejtuesve të klubit për besimin e dhënë

Maliq Beluli është prezantuar në fanellën e skuadrës e re të Ligës së dytë-Perëndim, Genc Kalemler nga Gostivari.

Ishfutbollisti i Vëllazërimit gjatë promovimit te klubi i ri ka qenë i shoqëruar nga dy zyrtarë të ekipit, Valdet Xhaferi dhe Raif Raif.

Beluli është shprehur i lumtur për transferimin e ri, duke falënderuar drejtuesit e klubit për besimin e dhënë.

“Nga sot edhe zyrtarisht pjesë e klubit fudbollistik FC Genc Kalemler nga qyteti i Gostivarit. Faleminderit kryesisë së klubit dhe drejtorit, Valdet Xhaferi për mundësinë e dhënë që të kontribuojë për këtë klub. Na prift e mbara”, ka shkruar Beluli në profilin e tij në facebook.

Në javën e parë të kampionatit në Ligën e dytë – Perëndim, Genc Kalemler në terren të vet barazoi me Teteksin, duke luajtur 1-1.

 

Loading...