Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi reagoi pas votimit të Shqipërisë në Asamblenë e OKB-së.

Sipas tij, asgjë nuk e justifikon këtë, e cila sipasBlushit, i shërben vetëm Turqisë.

“Asgjë nuk e justifikon votën e djeshme të Shqipërisë në OKB. As raporti me Evropën, as raporti me SHBA, as raporti me historinë dhe as raporti me të drejtën.
Duke mos qenë as strategjike dhe as parimore vota kundër SHBA i vlen më shumë Turqisë se Shqipërisë dhe kjo është edhe më e rëndë më e shëmtuar dhe shumë më e padrejtë. Ne kemi votuar një rezolutë kundër SHBA pa asnjë shkak real dhe pa asnjë arsye serioze”.

Sipas tij, historia e votimeve në OKB nuk e justifikon votën pro rezolutës që i kërkon Shteteve të Bashkuara të mos zhvendosin ambasadën e tyre në Jeruzalem, shkruan Lapsi.al.

“Për të gjithë ata që duan të fshihen pas historisë së votimeve në OKB kam një pyetje. Në fund të fundit për çfarë kemi votuar?
Që një vend sovran, në këtë rast SHBA nuk duhet të ketë të drejtë ta zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem. Kush jemi ne që detyrojmë një shtet tjetër, se në cilin vend të një shteti tjetër duhet ta mbajë ambasadën e vet? Kjo që kemi bërë është njëlloj sikur të votonim një rezolutë sipas të cilës SHBA duhet ta mbajnë ambasadën e Kosovës në Beograd. ‘Një shtet levantin’, – do thoshte Faik Konica”, ka shkruar ai.

Loading...